U tha se janë në një lidhje dashurie, Gent Fetali sqaron marrëdhënien me Samanta Karavellen

U tha se janë në një lidhje dashurie, Gent Fetali sqaron

Një nga këngët më të pëlqyera të tre viteve mëparë ka qenë bashkëpunimi mes Gent Fatalit dhe Samanta Karavellës “Na e dina”. Gjatë asaj periudhe u përhapën disa thashtheme se mes çiftit kishte lindur diçka më tepër se miqësi dhe bashkëpunim.

Por në intervistën e fundit në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, Genti sqaroi të vërtetën.

Ester Bylyku: “Le ta themi mes nesh. A ka patur ndonjë mini-pëlqim mes teje dhe Samantës?”

Gent Fatali: Nuk  është aspak e vërtetë. Përveç performimit tonë në klip nuk ka pasur asgje tjetër. Samantën nuk e kam parë me sy tjetër përveçse si kolege dhe si shoqe.

“Edhe kur kam qenë i vogël e deri tani, femrat e showbizit nuk më kanë pëlqyer asnjëherë. Më tepër më pëlqejnë femrat e thjeshta.”

EMISIONET