U strehuan nga kisha katolike në Romë, zhduken emigrantët e anijes "Diciotti"

U strehuan nga kisha katolike në Romë, zhduken emigrantët e

Dyzet emigrantë, të cilët u transferuan nga anija e rojës bregdetare "Diciotti" në një qendër migrimi të drejtuar nga kisha në Rocca Di Papa në jug të Romës, janë larguar nga qendra, duke u zhdukur pa gjurmë.

Shefi i Caritas Italiana, Ati Francesco Soddu, tha për ANSA se është një largim vullnetar, jo një arratisje.

"Ka qenë një largim vullnetar, jo një arratisje. Largohen nga një situatë ‘paraburgimi’ dhe nuk është rasti i parë. Askush nuk dëshiron të qëndrojë në Itali dhe kjo dihet”, tha ai.

Rreth 100 emigrantë nga Eritrea u zhvendosën në qendër javën e kaluar pas një përplasjeje midis ministrit të brendshëm italian Matteo Salvini dhe Bashkimit Evropian.

Çështja e tyre u kthye në një debat ndërkombëtar pasi Italia nuk pranoi zbarkimin e tyre në tokë. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Salvini, ata qëndruan në bordin e anijes për 20 ditë.

Në fund peshkopët katolikë ranë dakord të marrin 100, ndërsa Irlanda dhe Shqipëria thanë se do të merrnin nga 20 persona.

EMISIONET