U rrahën në mes të rrugës, Einxhel Shkira jep një mesazh për Kejvina Kthjellën

Disa kohë më parë bëri bujë sherri mes tre vajzave të njohura të ekranit Kejvina Kthjella, Oriola Marashi dhe Einxhel Shkira. Ato të treja patën nje konflikt fizik në Zonën e Liqenit të Thatë, ku banon Einxheli.

Einxhel ka zbritur poshtë pallatit për të folur me Kejvinën, por ajo ishte e shoqëruar dhe nga Oriola Marashi. Nga një diskutim kaloi në një konflikt që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte kontrolle rutinë në atë zonë.

Së fundmi moderatorja Einxhel ka postuar në “Instastory”, disa shprehje ku përmes tyre jep dhe një mesazh.

Ata i bëjnë miqtë lehtë dhe shpesh pa dashje i bëjnë njerëzit të dashurohen me ta. Sado që sulmohen tallen, shahen në rrugën drejt famës, ata e kalojnë gjithçka me një postim dhe shumë të qeshura, a thua se shigjetat nuk po bien drejt tyre”, shkruan moderatoja në disa “Instastory”.

Mbase Einxhel e ka pasur për Kejvinën e cila para disa ditësh është shprehur se miqësitë nuk i ecin me vajzat dhe se as vetë nuk e kupton pse njerëzit zihen me të.

EMISIONET