U përplas nga kamioni te Rruga e Kavajës, vdes në spital i riu

U përplas nga kamioni te Rruga e Kavajës, vdes në spital i riu

Ndërron jetë në spital 21-vjeçari i cili u përplas nga kamioni mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kavajës në kryeqytet. Pavarësisht kujdesit intensiv të bluzave të bardha, Florian Bezhani, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marrë.

Aksidenti ndodhi rreth orës orës 19:25 të së mërkurës.

"Rreth orës 19:25 në rrugën e “Kavajës” kamioni me drejtues P. N ka përplasur çiklistin shtetasin F. B.,21 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore".

Drejtuesi i kamionit shtetasi P. N u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

EMISIONET