U përplas me Shehajn, Basha: Kallëzim penal Fatmir Metës, i kujton vrasjen e Azem Hajdarit

U përplas me Shehajn, Basha: Kallëzim penal Fatmir Metës, i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se do të bënte kallëzim penal për kryeinspektorin e IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, pas përplasjes me deputetin demokrat, Agron Shehaj në Jalë ku u shembën disa ndërtesa. 

Basha tha se kryeinspektori ka qenë shef komisariati i Policisë së Tropojës në vitin 1998, duke shoqëruar bandën e vrasësve të Azem Hajdarit me makinën e tij të policisë.

Basha: Kryeinspektori Fatmir Meta, Fatmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ndërsa ai bënte detyrën në krah të njerëzve, duke i kërkuar llogari kryeinspektorit dhe banditëve të tij për veprimet e tij antiligjore.

Për ata që nuk e njohin, sepse janë tepër të rinj ose dhe e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmiri Nasibesë, Fatmir Meta, është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët.

Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës, pra të Fatmir Metës, udhëtoi me 12 Shtator 1998 për në Tiranë, banda që ekzekutoi heroin e demokracisë, Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush.

Nën përgjegjësinë e plotë të Fatmir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandat dhe banditët që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe në territorin ku drejtonte rendin dhe sigurinë publike së bashku me bandat, u vodh 3 herë Banka e Kursimeve të Tropojës dhe u vranë 86 qytetarë, një prej të cilëve oficer i Policisë së Shtetit, brenda ambjenteve të komisariatit.

Këto janë bëmat e Fatmir Metës i cili u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën kriminale të Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Sot duhet t’i drejtoj këtij banditi dhe kryebanditit një mesazh të drejtpërdrejtë. Partia Demokratike do të depozitojë sot një kallëzim penal për kryebanditin Fatmir Metën. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit. Kamikazët e Edi Ramës në Prokurori dhe në Gjykata mund tia bëjnë të lehtë për pak muaj, por rrota e drejtësisë do të kapë për bishti.

EMISIONET