U përmbyt në 1946, fshati italian nën ujë mund të shohë sërish dritën e diellit

Një fshat italian i shekullit të 12-të i zhytur nën ujë shume shpejt mund të shohë përsëri dritën e diellit.

Fshati Fabbriche di Careggine, në provincën Lucca, Toscana, u përmbyt në 1946 për të ndërtuar një digë hidroelektrike dhe Liqenin Vagli, sipas bordit lokal të turizmit.

Banorët e qytetit u zhvendosën në një qytet të ri buzë liqenit, Vagli di Sotto. Të zhytur nën 34 milion metra kub ujë, strukturat ende të paprekura të fshatit të braktisur - përfshirë shtëpitë prej guri, një urë, një varrezë dhe kishën e San Teodoro mund të shihen vetëm kur diga zbrazet për mirëmbajtje.

Sipas zyrtarëve lokalë të turizmit, kjo ka ndodhur vetëm katër herë që nga përmbytja e qytetit fantazmë të shekullit 12: Në 1958, 1974, 1983 dhe 1994.

Politikanët lokalë prej kohësh janë përpjekur të kullojnë liqenin dhe ta rikthejnë përsëri në pamje fshatin e rrënuar, sipas raporteve të mediave lokale.

Gazeta italiane La Repubblica raportoi në vitin 2015 se Mario Puglia, një ish-kryetar i bashkisë Vagli di Sotto, bëri thirrje që liqeni të thahet përsëri, duke përmendur shqetësimin e turizmit dhe punësimit vendor.

Por tani mendohet se liqeni mund të boshatiset edhe një herë - 27 vjet pasi u kullua për herë të fundit për të zbuluar fshatin.

Në një postim në Facebook, Lorenza George, vajza e ish-kryetarit të bashkisë lokale Ilio Domenico George, tregoi se liqeni, i cili aktualisht vepron si rezervuar uji në rast zjarri, mund të thahet vitin e ardhshëm.

"Burime të besueshme thonë se vitin e ardhshëm, në 2021, liqeni i Vagli do të zbrazet", ka shkruar ajo.

"Hera e fundit që është zbrazur ka qenë në vitin 1994 kur babai im ishte kryetar bashkie dhe falë përpjekjeve të tij dhe iniciativave të shumta e rikthyen të gjithë qytetin e Vaglit ku mirëpriti më shumë së 1 milion turista”, ka shkruar ajo.

Ndërmarrja e energjisë Enel, e cila menaxhon liqenin artificial, tha për CNN se po nrihet një grup pune po për të diskutuar për këtë çështje. Rindërtimi i mjedisit natyror është një nga nismat për diskutim, tha ndërmarrja, përfshirë pastrimin e rezervuarit Vagli dhe ndoshta zbrazjen e pellgut.


EMISIONET