Një aksident automobilistik i ka marrë jetën ish-mbrojtësit të Aston Villa dhe Bolton Wanderers,  Jlloyd Samuel.

Siç raportohet në mediat britanike, automjeti tip "Range Rover" i drejtuar nga mbrojtësi nga Trinidad dhe Tobago u përplas me një kamion, shumë pranë shtëpisë e tij në Warrington, pasi ai kishte lënë fëmijët e tij në shkollë.

"Ne kemi marrë disa lajme të tmerrshme që ish-mbrojtësi kombëtar dhe ish-lojtari i Aston Villa dhe Bolton Wanderers, Jlloyd Samuel vdiq në një aksident me makine këtë mëngjes në Angli,"-thuhet në deklaratën e Shoqatës së Futbollit të shtetit afrikan.

Siç raportojnë dëshmitarët, Samuel ka tentuar të thyej xhamat e makinës, teksa makina kishte shpërthyer në flakë. Sipas raportimeve, ai po kthehej për në shtëpi pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë.

Samuel u lind në Trinidad dhe Tobago dhe u rrit në Londër. Hapat  para të karrierës i nisi tek Senrab, klub që prodhoi emra të famshëm duke përfshirë John Terry dhe Sol Campbell, si dhe West Ham dhe Charlton.

Ai luajti për nëntë vjet tek Aston Villa, ku bëri 169 paraqitje të Premierligës. Ai gjithashtu përfaqësoi Anglinë tek skuadrat e moshave.

/Ora News.tv/