U përfol se e rrahën në koncert, Fero: Aty është zhvilluar rrahje shumë e keqe masive ndaj tyre

U përfol se e rrahën në koncert, Fero: Aty është

Reperi Fero u përfshi në një përleshje të ashpër në fund të vitit 2018 në një klub nate në Mitrovicë.

Ai ka folur për herë të parë për këtë incident duke thënë se ata që e kanë sulmuar, kanë përjetuar një rrahje masive.

“Më duket palidhje të vi në emision e të flas për probleme se jam njeri që i injoroj, më beso. Ne kemi qenë duke dalë nga klubi. Kanë qenë disa vetë dhe unë kam qenë me njerëzit e mi. Nuk kam performuar, nuk jena marrë vesh me klubin dhe kam qenë duke ecur. Në atë moment që kam qenë duke u kthyer për të dalë nga klubi. 

Në momentin që ka tentu dikush me sulmu Feron, aty është zhvilluar një rrahje shumë e keqe masive ndaj tyre. Janë rrahur shumë, po më dhimben shumë. Dua të them unë nuk kam shkuar aty për tu rrahur, por për të performuar. Në momentin që mua më sulmon dikush, nuk mund të rri. Nuk i rri askujt në botë, edhe të di se është djali i Barack Obamës”, u shpreh Fero në SevenBizz.

EMISIONET