"U ndjeva e fëlliqur", Ronela Hajati zbulon historinë me shoqet që pëlqenin të njëjtin person

"U ndjeva e fëlliqur", Ronela Hajati zbulon historinë me

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ishte e ftuara e rubrikës "Dance with Graciano" në RTV Ora ku zbuloi një situatë të pazakontë që i ka ndodhur me shoqet që pëlqenin të njëjtin person.

"Ka qenë një histori, ka goxha vjet dhe kanë qenë dy vajza që i njihja dhe griceshin me të njëjtin person. Unë me njërën isha më e afruar dhe rastisëm që ishim të treja në të njëjtin vend. Muhabet normal, iku njëra nga këto dhe i thashë kësaj tjetrës, po ju ngelët duke u gric me njërin. Jo tha, s'ka shance.

"Po rri, i thashë, se duket kjo se keni cik si tension. Jo shpirt nuk është se ka ndonjë gjë. Dhe pastaj po bërtiste, atë e ka pasur, mua nuk më ka pasur akoma, ndërkohë që pamë makinën mbrapa dhe ajo tjetra ishte pas, i kishte dëgjuar të gjitha. Nuk kishte lidhje me mua por u ndjeva shumë e fëlliqur", u shpreh Ronela.

Ndër të tjera, shtoi se ka përgatitur katër projekte të reja për publikun, të cilat do ti publikojë deri në muajin maj.

EMISIONET