U ndalohet takimi me të afërmit për shkak të koronavirusit, shpërthejnë revoltat në burgjet italiane

U ndalohet takimi me të afërmit për shkak të koronavirusit,

Të paktën 366 viktima janë shkaktuar nga koronavirusi në Itali, prej momentit që shpërtheu epidemia. Për këtë arsye, qeveria italiane ka forcuar masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit, ku nuk kanë mbetur pa prekur dhe burgjet.

Kështu, autoritetet kanë vendosur të ndalojnë takimet e të burgosurve me të afërmit e tyre deri në një moment të dytë. Por të shtunën shpëthyern revoltat në disa burgje.

Ato kanë vijuar edhe gjatë të dielës, ku në burgun e Modenas të burgosurit kanë protestuar kundër masave për koronavirusin. Sipas raportimit të gazetares Alba Kepi, të burgosurit i kanë vënë flakën reparteve të brendshme ndërsa 2 punonjës të burgut janë plagosur lehtë.

EMISIONET