U largua nga Besiktas, Pepe përgatit rikthimin e madh

U largua nga Besiktas, Pepe përgatit rikthimin e madh

Mosha është thjeshtë një numër për Pepe. Mbrojtësi i cili i dha fund eksperiencës te Besiktas është një lojtar i lirë në këtë merkato janari dhe duke qënë i tillë ofertat për të nuk mungojnë.

Për 35 vjeçarin ka pasur interes në Angli, ku Wolverhampton thuhet se e kërkon me ngut, por edhe ofertat portugeze nuk mbeten pas. Sipas burimeve pranë lojtarit, ai dëshiron rikthimin te Porto.

Për Pepe, me origjinë braziliane, por me 103 paraqitje në ekipin kombëtar portugez, do të ishte një kthim në origjinë, duke pasur parasysh se në "Dragao" ai luajti për tre sezone, nga viti 2004 deri në vitin 2007, përpara se të shitet te Reali i Madridit për 30 milionë euro.



EMISIONET