U la vetëm nga prindërit, fëmijës i bllokohet dora në shkallët lëvizëse

U la vetëm nga prindërit, fëmijës i bllokohet dora në

Një djali të vogël i mbeti dora e bllokuar në një shkallë lëvizëse ndërsa po luante vetëm në një qendër tregtare në jug-perëndim të Kinës.

Të paktën 2 nga gishtërinjtë e tij mbetën të bllokuar në një pllakë në fund të shkallës lëvizëse.

Menjëherë njerëzit që ndodheshin në vendngjarje nxituan që të ndalonin makinerinë.

Zjarrfikësit arritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të hiqnin pllakën. Ata e dërguan vogëlushin në spital për trajtim emergjent.

Raportohet se prindërit e djalit po bënin shopping në qendrën tregtare dhe lanë djalin vetëm.

Pamjet e kamerave tregojnë djalin që i kishte ngecur dora e djathtë në skajin e shkallëve lëvizëse duke tentuar të lironte dorën.

Një djalë i vogël shkoi për ta ndihmuar por dështoi në përpjekjen për ti nxjerrë dorën nga shkalla lëvizëse, e cila vazhdoi të lëvizte për 10 sekonda derisa disa të rritur u afruan për ta ndihmuar.

Një shitës nxitoi tek shkallët dhe shtypi butonin e emergjencës.

Djali shpërtheu në lot ndërsa zjarrfikësit shkuan për ta shpëtuar. Nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij por në video shihet dora e vogëlushit e mbuluar me gjak.


EMISIONET