U denoncua nga shqiptarja, përdhunuesi serial bie në humnerë 200 m por shpëton

U denoncua nga shqiptarja, përdhunuesi serial bie në humnerë 200

Pas më shumë se 2 javësh në arrati, 47 vjeçari i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze shqiptare në Greqi u arrestua nga policia.

Dimitris Aspiotis u gjet në zonën e Agios Gordios, Lefkimmi. Ai tentoi t’i largohej policisë në një terren kodrinor, por gjatë ndjekjes u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash  ku mbeti i dëmtuar rëndë.

Pas një operacioni shpëtimi që zgjati rreth 2 orë e gjysmë, ai u dërgua në një spital në Korfuz.

“Ne u futëm nga bregdeti dhe më pas ngjitëm kodrën për të shkuar pranë vendit ku ai kishte rënë. Ky operacion zgjati përreth 2 orë e gjysmë” – njoftojnë autoritetet greke.

47 vjeçari ishte pa ndjenja në momentin që policia e arrestoi. Aspiotis kishte pësuar dëmitme të shumta në trup, në zonën e brinjëve dhe të legenit.

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34 vjeçare shqiptare. Ishte i fejuari i saj që raportoi në polici fillimisht mungesën e saj.

Disa orë pas denoncimit ajo u gjet në një banesë pranë qytetit ku banonin. Ajo deklaroi se ishte pikërisht Dimitris Aspiotis që e kishte përdhunuar.

Gjithashtu çifti pranoi se e kishin takuar edhe një ditë përpara se ajo të rrëmbehej.

Pas raportimit të 34 vjeçares, policia greke filloi një operacion të gjerë në kërkim të 47 vjeçari i njohur ndryshe edhe si “Dragoi i Kavos”.

Ai është dënuar edhe më parë për rrëmbimin dhe përdhunimin e 6 turisteve të huaja pranë një resorti turistik në Greqi.

EMISIONET