“U demoralizova, më kanë bërë të vuaj” Young Zerka tregon si ‘e tallnin’ në fillimet e veta

“U demoralizova, më kanë bërë të vuaj”

Këngëtari Young Zerka, i njohur për stilin e tij të veçantë në muzikë, ka treguar për herë të parë, vështirësitë që hasi në muzikë.

Në intervistën e fundit në emisionin “Glamour Zone” në RTV ORA, Zerka u shpreh se ka patur raste edhe që është demoralizuar dhe e kanë bërë të vuajë.

Ester Bylyku: A ka patur ndonjë rast konkret që mund të të kenë mbyllur derën, aq sa ti të jesh demoralizuar?

Young Zerka: Ka patur edhe raste që mundohesh të dorëzohesh. Sapo del nga ajo derë, ulesh diku, pi një kafe, qetësohesh, merr veten dhe thua: “Shiko, do ja dal”. Dhe fillon e motivon veten më shumë. Ideja është që nuk duhet të dorëzohesh. Por është e vërtetë, këtu ka patur raste që vërtetë të bëjnë të vuash.

Ester Bylyku: Ka edhe raste që të thone ‘ti s’bën’. Të ka ndodhur ty kjo?

Young Zerka: Jo këtë s’ma kanë thenë. Por më kanë thenë ‘ku shkon ti me këto flokë’. 

EMISIONET