U alarmua i gjithë qyteti për raketë balistike, Guvernatori harroi paswordin!

U alarmua i gjithë qyteti për raketë balistike, Guvernatori

Guvernatori i Hawai, David Ige dështoi të shmangte momentet e tmerrit për qytetarët e shkaktuar nga një alarm i rremë për raketa balistike nga Koreja e Veriut, pasi ai nuk e dinte fjalëkalimin në llogarinë e tij në Twitter për të njoftuar qytetarët se alarmi ishte i rremë.

Rasti ndodhi më 13 janar dhe u përhap gjerësisht në mediat e botës, pasi një mesash që i këshillonte qytetarët që të jenë vigjilentë nga një raketë balistike dhe u bënte thirrje që të gjenin strehim, shkaktoi panik në mesin e banorëve të Hawaii.

U deshën më se gjysmë ore që zyrtarët të tërhiqnin paralajmërimin e rremë të dërguar gabimisht si dhe të sigurojnë banorët e tmerruar se nuk kishte rrezik.

Tërheqja e alarmit mund të kishte ndodhur shumë më shpejtë nëse Guvernatori do të bënte një postim në Twitter.

Ige ishte në dijeni të paralajmërimit të rremë vetëm dy minuta pasi doli në telefonat e banorëve, sipas gazetës "Honolulu Star-Advertiser". Megjithatë, guvernatori pranoi se ai nuk mund të hyjë në media sociale për të trajtuar situatën menjëherë pasi ai nuk mund të kujtonte fjalëkalimin për llogarinë e tij në Twitter.

EMISIONET