Korrupsioni dhe problemet financiare kanë pushtuar prej vitesh futbollin anembanë botës. 

Shumë klube por edhe drejtues të saj janë dënuar për çështje burokratike. një ndër ta është edhe PSG. Përtej problemeve me UEFA-n për Fair Play-n Financiar, presidenti i kampionëve të Francës dhe i BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, duhet të mbrohet mirë nga akuzat e autoriteteve zviceriane. Këta të fundit kanë mbyllur hetimet dhe kanë plotësuar dosjen për veprimet e dyshimta të tij në blerjen e të drejtave televizive të Botëroreve të Futbollit 2026 dhe 2030.

Sipas akuzës, Al Khelaifi i ka fituar të drejtat e transmetimit për BeIN Sports nëpërmjet korrupsionit, sikurse është përdorimi i një vile në Sardengna të Italisë, që iu dha ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Sipas autoriteteve zviceriane, sipërmarrësi nga Katari, i ka siguruar “përfitime të padrejta” ish-sekretarit të FIFA-s, edhe ai i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh bashkë me një person të tretë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar.

/Ora News.tv/