U aksidentua me pemën, gruaja e plagosur mbijeton 6 ditë në shkretëtirë

U aksidentua me pemën, gruaja e plagosur mbijeton 6 ditë në

Një grua është gjetur në shkretëtirën e Arizonës gjashtë ditë pasi makina e saj u përplas me një pemë duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, u aksidentua pranë qytetit të Wickenburg, rreth një orë udhëtim në veriperëndim të Phoenix më parë këtë muaj.

Ajo kishte humbur kontrollin e makinës në rrugë duke kaluar një gardh para se të rrëzohej 50 metra e të përplasej me një pemë.

53-vjeçarja qëndoi në makinë disa ditë para se të ndiqte linjën hekurudhore për të kërkuar ndihmë, por ishte shumë e pafuqishme për ta realizuar.

Gruaja u gjet pasi dy punëtorë të transportit shtetëror dhe një fermer, që po transportonin një lopë përgjatë autostradës, zbuluan hendekun në gardh dhe gjetën makinën në pemë.

Por automjeti ishte bosh ndaj ndoqën gjurmët e gruas derisa e gjetën të dehidratuar rëndë dhe me plagë të rënda.

Më pas e aksidentuara u dërgua në spital por nuk dihet ende gjendja e saj.

EMISIONET