Një biznesmen dhe një aktivist i të drejtave të njeriut janë riarrestuar, pa orë pasi u arrestuan të akuzuar për rrëzimin e qeverisë.

Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Osman Kavala ditën e martë, pasi u rrëzuan akuzat kundrejt tij dhe 8 personave të tjerë në lidhje me protestën e vitit 2013.

Por disa orë pas lirimit, një mandat arresti u lëshua sërish për një tentativë grushti shteti në vitin 2016.

Gjyqi i Kavalas ka shkaktuar reagime të forta në Turqi nga aleatët perëndimorë.

Më herët në dhjetor, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh se Kavala është ndaluar në mënyrë arbitrare dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm, pasi ai kishte kaluar dy vite në burg tashmë.

Akuzat e reja ndaj Kavalas janë të lidhur me dështimin e një grushti shteti në korrik të vitit 2016, në të cilin vdiqën 250 persona dhe u plagosën më shumë se 1400 të tjerë.

Qysh nga ajo kohë, dhjetëra mijëra persona janë ndaluar dhe mijëra të tjerë janë pushuar nga funksionet publike.  

/Ora News.tv/