Edhe pas afërsisht një muaji, Turqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike.

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallësh Rihter ka tronditur rajonin Perëndimor të Turqisë këtë pasdite (18 shkurt)

Sipas medieve lokale, epiqendra e tërmetit është rajoni i Manisa, ndërsa raportohet se thellësia është regjistruar në 7 km.

Nga raportimet paraprake nuk janë regjistruar dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Tre javë më parë, Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8 ku ka lënë pasoja shkatërrimtare në qytetet Elazig dhe Malatya.

Si pasojë, shumë ndërtesa u shembën ku humbën jetën dhe 41 persona.

/Ora News.tv/