“Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Athinë” ka deklaruar ministria e jashtme turke të enjten.

"Turqia, në solidaritet me Greqinë, është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme".

"Mësuam me trishtim se përmbytjet që goditën rajonin e Atikës të Greqisë më 15 nëntor 2017, shkaktuan humbje të jetësore dhe dëmtime material", tha ministria.

“Ankaraja përcjell ngushëllime të sinqerta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin grek dhe urojmë shërim të shpejtë të të dëmtuarve” shtoi ministria.

/Ora News.tv/