Një tërmet me magnidutë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur sot pjesën perëndimore të Turqisë, sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane ESMC. 

Lëkundjet sizmike janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në orën 02:43.

Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë 89 kilometra në verilindje të Izmirit, kurse deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar apo janë shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter goditi kufirin e Turqisë me Iranin ditën e djeshme, më 23 shkurt.

/Ora News.tv/