Nënkryetari i Komisionit Europian dhe shefi zyrtar evropian përgjegjës për çështjen e migracionit Margaritis Schinas, i kërkoi Kroacisë që të mblidhte një takim urgjent të ministrave të brendshëm të BE-së pasi Turqia hapi kufijtë e saj për emigrantët drejt Europës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Schinas tha ''se kontaktoi ministrin kroat Davor Božinović për të kërkuar që Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së të takohen urgjentisht në një Këshill të jashtëzakonshëm JHA nesër në Berlin''.

Kroacia aktualisht po kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian. Schinas shtoi se ai ishte në konsultime të vazhdueshme me Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

/Ora News.tv/