Qeveria e Greqisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, tre ditë pasi Turqia vendosi të hapë kufijtë për emigrantët.

Të Shtunën dhe të Dielën, rreth 14,000 imigrantë të paligjshëm u përpoqën të kalojnë në Greqi nga rajoni Evros, ndërsa informacionet thonë  se 120,000 njerëz janë mbledhur në brigjet turke duke pritur të kalojnë ishujt Grekë.

"Në këto rrethana, kjo situatë përbën një kërcënim aktiv serioz, për sigurinë kombëtare të vendit," tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas pas mbledhjes së Këshillit të Qeverisë për Sigurinë Kombëtare.

Në mbledhjen e djeshme u miratuan disa vendime:

1 -Përmirësimi i masave të sigurisë në kufijtë lindorë, tokësorë dhe detarë të vendit nga forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura për të parandaluar hyrjen e paligjshme në vend.

2- Pezullimi i përkohshëm, për një muaj nga data e marrjes së këtij vendimi, të vendosjes së azilit nga ata që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme.

3. Kthimi i menjëhershëm, kur është e mundur, në vendin e origjinës së atyre që hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin Grek pa regjistrim.

4. Mbrojtje e kufijve të jashtëm të vendit, të cilat gjithashtu përbëjnë kufijtë e Bashkimit Evropian.

5. Njoftimi i menjëhershëm i këtij Vendimi në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe fillimin e procedurës së përmendur në nenin 78 (3) të Traktatit për Bashkimin Evropian për të marrë masa provizore në favor të Republikës Greke si përgjigje ndaj një emergjence të papritur.

/Ora News.tv/