Turqi, autobusi përplaset me pemët, 11 të vdekur, 44 të plagosur

Turqi, autobusi përplaset me pemët, 11 të vdekur, 44 të

 Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku në Eskisehir të Turqisë qendrore.

Sipas informacioneve shoferi i autobusit, nga shkaqe ende të panjohura është përplasur me pemët përgjatë kësaj rruge. Në autobus ndodheshin pasagjerët të cilët nga Ankaraja udhëtonin për në Bursa.

Guvernatori i Eskisehir-it, Ozdemir Cakacak dhe shefi i policisë Engin Dinc vizituan udhëtarët e shtruar në spital. Cakacak konfirmoi se në këtë tragjedi 11 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency

Ai tha se të lënduarit nuk kanë plagë serioze dhe se kryesisht bëhet fjalë për fraktura. Guvernatori u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

EMISIONET