Turpërimi nga Tottenham, United merr vendimin për Jose Mourinho

Turpërimi nga Tottenham, United merr vendimin për Jose Mourinho

Pas humbjes turpëruese përballë Tottenhamit, bordi drejtues i Manchester United u mblodh sot për të diskutuar të ardhmen e ekipit legjendë të Premier League dhe mbi të gjitha për të vendosur fatin e trajnerit Jose Mourinho.

Por edhe pse ekipi ka bërë nisjen më të keqe të kampionatit në 26 vitet e fundit, trajneri portugez do të vazhdojë të jetë në detyrë, të paktën për momentin. Ka qenë ky vendimi që ka marrë klubi i United, që i ka dhënë besim trajnerit Jose Mourinho, që gjithashtu regjistroi ndaj Tottenham humbjen më të rëndë në karrierën e tij si trajner në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

“Special One” e ndryshoi plotësisht 11-shen titullare duke zgjedhur të luante me formacionin 3-3-3-1, në të cilën Herrera, mesfushor defansiv, luante në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë, raporton The Guardian.

Pas humbjes kundër Brightonit javën e kaluar, përgjigja e Mourinhos, sa i përket performancës së skuadrës, ishte mjaftueshëm e mirë për bordin drejtues, dhe për këtë arsye ata nuk dëshirojnë ta shkarkojnë portugezin.

Mourinho ka ende mbështetjen e bordit drejtues, por jo vetëm, edhe të tifozëve, që pas humbjes ndaj Tottenham e kanë duartrokitur trajnerin që largohej nga fusha. Por edhe trajneri ua ktheu respektin, duke qëndruar në fushë dhe duartrokitur tifozët për më shumë se 1 minutë edhe pse lojtarët e United kishin hyrë në dhomën e zhveshjes. 

Kjo skenë duket se ka bindur bordin drejtues t’i besojë ende trajnerit portugez, që do të vazhdojë detyrën e tij si trajneri i Manchester United.

EMISIONET