Turku i arrestuar me dokumente false apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës

Turku Selami Simsek, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Tiranës vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 18 muaj burg, i konvertuar në 12 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përmes avokatit të tij, Elton Hyseni, Simsek kërkon shuarjen e masës së sigurisë në Apelin e Tiranës.

Afati i paraburgimit për Simsek ka përfunduar të premten që shkoi, ndërsa ka kërkuar edhe azil në Shqipëri, pasi kërkohet nga autoritetet turke, të cilat e konsiderojnë pjesë të organizatës terroriste “Gylen”.

Simsek u arrestua në 08 qershor të vitit të kaluar së bashku me mikun e tij Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në përpjekje për t’u larguar në Kanada me dokumenta të falsifikuara. Çelik është deportuar nga Shqipëria në drejtim të Turqisë pa mundësi ankimi në Apel. Të dy akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.


EMISIONET