Turizëm në pandemi: 90% e rezervimeve janë anuluar, transporti problem kryesor

Turizëm në pandemi: 90% e rezervimeve janë anuluar, transporti

Operatorët turistikë në Shqipëri vijojnë të përballen me pengesa pavarësishtë lirimit të masave anti covid. Për këtë sektor shqetësim mbetet ende transporti i cili vijon të jetë i bllokuar si dhe mbyllja e kufijve.

Megjithëse ende nuk është caktuar ndonjë datë për hapjen e sezonit turistik, operatorët duket se janë bërë gati të mirëpresin pushuesit.

Të dëmtuar nga situata e pandemisë së koronavirusit, përfaqësues të operatorit turistik shprehen se rreth 90 për qind e prenotimeve janë anuluar.

''90% e të gjitha rezervimeve u anuluan gjatë kësaj periudhe pandmike. Por tashmë duket sikur ka rifilluar që të krijohet një besim për turizimin.''

Përveç frikës së pandemisë problem mbetet edhe transporti për të cilin ende nuk ka një datë ëpr hapjen e tyre.

''Shumë vende të BE e kanë mbyllur aksesin për të hyrë dhe për të dalë nga vendet respektive drejt vendeve të treta, dhe kjo për faktin se ata akoma e kanë frikën për rinisjen e pandemisë në vendet e tyre.''

Çështja e transportit është një shqetësim edhe për Agjencinë Kombëtare të turizmit. Për këtë situatë është sugjeruar që transporti të funksionojë me 50 për qind të kapacitetit, duke premtuar se nuk do të ketë rritje çmimi.

''Për transportin kemi parashikuar disa kushte sigurie, siç janë një numër më i reduktuar, pra mjeti të mos jetë në kapacitet të plotë, të jetë në gjysmën e kapacitetit. Ne kemi marrë garanci nga operatorët she shoqatat e transportit se nuk do të ketë rritje të çmimeve.''

Situata e turizmit në vendin tonë , prej disa muajsh tashmë është përballur me fatkeqësi natyrore si tërmeti i 26 nëntorit, pandemia e koronavirusit por nuk kanë munguar as trazirat politike, të cilat kanë ndikuar në nurmin e turistëve.

EMISIONET