Në turin e gjatë në alpet e Shqipërisë dhe Kosovës, Presidenti Ilir Meta i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë ngritur një dolli për popullin e Valbonës.

“Ambasadorit Minxhozi i kërkoj të marrë përgjegjësitë për këtë shëndet, për popullin e mrekullueshëm të Valbonës dhe Tropojës, që i mikpret të gjithë dhe është kaq i përkushtuar për të treguar këto bukuri të jashtëzakonshme të Bjeshkëve të Nemuna e Alpeve tona”, thotë Meta.

Ndërkohë, Presidenti është ngjitur edhe në majën e malit Jezerca, në lartësi 2696 m mbi nivelin e detit.

"E Bukura e Qiellit nga Maja e Jezercës 2696 m mbi nivelin e detit. Pas një ngjitje malore prej 17 km nga lugina e Valbonës arritëm te kryemaja e Alpeve tona, maja e Jezercës atje ku ke çdo majë në pëllëmbë të dorës e sidomos 3 luginat me përrallore të Valbonës, Gucisë e Thethit. Nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që mund ta pasqyrojë të plotë e reale këtë mrekulli. Sepse maja e Jezercës është E Bukura e Qiellit!", shkruana i në rrjetet sociale.

/Ora News.tv/