Pas barazimit me Teutën me rezultatin 2-2, Kukësi njoftoi shkarkimin e trajnerit Duro ndërkohë që në vend të tij mori ish portjerin e Skënderbeut Orges Shehi.

Gazetari Bashkim Tufa, i ftuar në Ora Sport shprehet se të gjithë trajnerët që shkojnë tek Kukësi jan në dinamit dhe rrezikojnë që të largohen.

Altin Sulçe: Ikën Duro, vjen Orges Shehi. Kjo është sfida më e madhe e Kukësit dhe basti i Gjicit.

Tufa: E ka zakon Gjici këtë punë. Tek Kukësi ndodhesh në “dinamit”. Safeti ka një zakon tjetër. Ka qejf që të provojë trajnerët e rinj. E filloi me Cungun. Mori Duron si përvojë e parë. Tani mori Shehin. Ka një përvojë shumë të madhe. Dikush mund të thotë se nuk ka çfarë të humbi. Objektivi tek Kukësi është fitorja ose hiç. Është një investim shumë i madh. Problemi është tek kërkesa. Ndryshe është një i ri dhe ndryshe është një trajner me eksperiencë. Në një intervistë ai përmendi dhe emra të tjerë si Shkëmbi. Kukësi kishte një problem shumë të madh. Në 3 ndeshjet e fundit, minutat e fundit të lojës ishin shumë problem.

/Ora News.tv/