Një ndër problematikat e futbollit shqiptar është dhe marrëdhënia e trajnerëve me lojtarët e tyre si dhe komunikimi që ata kanë.

Gazetari Bashkim Tufa i ftuar në studion e Ora Sport në RTV Ora u shpreh se komunikimi është shumë i rëndësishëm në një klub. Sipas tij, vështirësia në komunikim i ka bërë dhe të gjithë trajnerët e huaj që të dështojnë me klubet shqiptare.

Nga ana tjetër trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori ka sjellë si shëmbull një rast nga ekipi i tij për mënyrën e komunikimit me lojtarët e tij.

Tufa: Është shumë e rëndësishme komunikimi me lojtarët. Imagjino të flasin në gjuhë të huaj. Që nga viti 90 deri sot ka pasur mbi 40 traqjnerë të huaj. Dhe asnjë prej tyre nuk ka fituar një kompeticion të rëndësishëm. Kanë dështuar totalisht. 

Plori: Në futbollin shqiptar ka shumë problematika. dua të kujtoj që përpara një ndeshjeje unë kam telefonuar disa herë futbollistin tim sepse kishte djalin sëmurë. Mua më është dashur që ta telefonoj sepse doja të dija se në çfarë gjendje emocionale ishte ai. Pra çdo sportist ka dhe hallet e veta por komunikimi është thelbësor.

/Ora News.tv/