Gazetari, Bashkim Tufa beson se Tirana nuk është gati për titullin kampion. Ai thumbon drejtuesit e bardhebluve për zgjedhjet që kanë bërë në merkato, ndërsa kritikoi performancën e Elton Cale në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora.

Tirana ka investuar shumë në merkato, por në mënyrë të gabuar. Në skuadër ka Kërçikun dhe Dokën, por shkon dhe blen dy mbrojtës krahu të dy të djathtë, ndërkohë që ka në qendër ka probleme të mëdha.

Me afrimet e ka forcuar edhe stolin, por disa lojtarë aty nuk e meritojnë të luajnë. Edhe Sokol Bulku që e ka lënë futbollin është më i mirë se Elton Cale. Duhet të kishin blerë Enis Gavazajn, jo Cale. Nuk dilet me të kampion. Me këtë skuadër nuk mund të dali kampion. Tirana nuk ka menaxhim të mirë prej 10 vitesh dhe as sot nuk e ka”.

/Ora News.tv/