Dënimi i UEFA-s me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës e ka penalizuar së tepërmi ekipin e Skënderbeut. Motivimi ke korçarët ka rënë dhe për gazetarin sportiv, Bashkim Tufa koha që bardhekuqtë të ecin me kalë ka mbaruar. I ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora, Tufa tha:

"Daja është i lakmuar nga të gjithë. Dajën e duan të gjithë se përveç titujve kampion ka bërë historinë, duke kaluar 4 ture për të shkuar në Europa League. Ky është Skënderbeu që ecën në këmbë, se ai që ecte në kal është shumë larg. Prespektiva e Skënderbeut është e frikshme. 10 edicione pa Europë janë shumë. Është e tmerrshme. Mund tu duhet edhe 70 vite që ta shlyejnë dënimin. Është e frikshme. Nuk shoh dritë në fund të tunelit. Skënderbeu dhe Daja treguar sot se kampionati është shumë i vështirë," përfundoi Tufa.

/Ora News.tv/