Gazetari Bashkim Tufa është shprehur me nota kritike ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatës sportive në vend gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I ftuar në Ora Sport ai thotë se shteti i ka hedhur futbollistët shqiptarë në rrugë e se ata kërkojnë lëmoshë.

Tufa: Futbollistët tanë kërkojnë lëmoshë. Shteti shqiptarë i hodhi në rrugë. Kryeministri me një të rënë të lapsit i la ato pa punë. Jo për qejfin e tyre, por për shkak të koronavirusit. Mos harrojmë që dhe futbolli është një shtresë e rëndësishme e shoqërisë tonë. Kjo është e vështirë kjo forma e re e stërvitjes online. Nëse futbolli do të fillohet do të jetë shumë e vështirë. Duhet të jemi shumë të përgatitur. Duhet të kemi një plan. 

/Ora News.tv/