Padyshim që kryefjala e futbollit shqiptar për momentin është performanca e mirë që ka bërë Tirana prej shumë vitesh.

Gazetari Bashkim Tufa i ftuar në studion e Ora Neës tregohet pak i sertë dhe kritik ndaj skuadrës kryeqytetase duke u shprehur se ka qenë dhe pak fat në fitoret e Tiranës.

Bashkim Tufa: Tirana i ka fituar disa ndeshje edhe me fat. Ajo ka ditur ti marrë ato në çastet e fundit. Kthimet e rezultatit janë të vështira. Kukësi në letër është favorite. Fitorja e Tiranës nuk do të thotë që përfundoi gjithçka. Javët bëhen më të vështira. Humbja e Kukësit nuk do të thotë që i mbyt ambiciet e klubit. Kjo javë edhe pse quhet java e Tiranës.

Por për këtë nuk bie dakord drejtori sportiv i Teutës, Artan Shyti i cili shprehet se është qëndrueshmëria mendore e skuadrës, çelësi i skuadrës.

Artan Shyti: Egbo është aty, ka ditur të krijojë një Tiranë të qëndrueshme. Është një ekip që nuk dorëzohet. Goxha rezultate i ka marrë në mnutat e fundit. Kjo është arma plus që e ka skuadra kryeqytetasve. Tirana gabon, madje dhe autogoli ishte e bukur. Këtë e bën një klub që është pretendente për kampion. Nëse qëndrueshmëria mendore çenton një moment atëherë bëhet e vështirë për çdo skuadër. Janë 40 pikë në lojë dhe gjithçka mund të ndodhë. Kjo është java e ekipit që ka treguar më shumë qëndrueshmëri.

/Ora News.tv/