Gazetari, Bashkim Tufa kritikoi performancën e arbitrave në javën e 19. Ai u shpreh në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora, se Bylisin e kanë penalizuar gjyqtarët në takimet me Tiranën dhe Teutën.
“Bylisit iu mohua një penallti shumë e qartë. Këtu ka dy standarde për gjykimin, arbitrat po e prishin garën. Kjo ishte humbja e dytë që Bylisi pëson dhe e ka me arbitrat. Gjithsesi drejtuesit e Bylisit duhet të jenë krenar për ekipin që kanë ndërtuar," tha Tufa.

/Ora News.tv/