Tuchel nis "pastrimin" tek PSG, ylli brazilian drejt largimit

Tuchel nis "pastrimin" tek PSG, ylli brazilian drejt largimit

Trajneri i ri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel e ka marrë me mjaft entuzizëm aventurën e tij në kryeqytetin francez, ku ka vizituar ambjentet stërvitore të klubit parizien dhe ka filluar që tani të japë udhëzime për mënyrën se si kërkon që grupi i tij i punës të punoj.

Sipas "Le Parisien" Tuchel ka piketuar edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. I pari në listën 4 emërore është braziliani Dani Alves. 35-vjeçari u transferua verën e shkuar në Paris, por duket se e ardhmja e tij do të jetë larg Parisit. Një tjetër futbollist që është jashtë preferencave të trajnerit gjerman është Lyvin Kurzaëa.

Futbollisti i kombëtares franceze ka zbritur në fushë si titullar në 20 takime nën drejtimin e Emery, por për Tuchel nuk është një futbollist i domosdoshëm. Emrat që plotësojnë "listën e zezë" janë Thomas Meunier dhe Yuri Berchiche.

Ajo që bie në sy është fakti që të 4 lojtarët janë pjesë e reparitit të mbrojtjes, pra duket qartë që në analizën e Thomas Tuchel, mbrojtja ka qënë pika më e dobët e PSG-së.

EMISIONET