Meta thirri popullin për besëlidhje, ja çfarë ndodhi në 2 marsin e 576 viteve më parë

Meta thirri popullin për besëlidhje, ja çfarë ndodhi

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin në një tubim, që do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në datën 2 mars, ku sipas kreut të shtetit do të firmoset dekreti i parë për “çmontimin e grushtit të shtetit”.

Meta u shpreh: Çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Të jeni të sigurtë nëse ky institucion është kështjellë e vetme, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht përpara popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar një herë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozë dhe të mafias ndërkombëtare ka dhunuar sovranitetin kombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave dhe bazë operacionale të krimit të organizuar kombëtare dhe ndërkombëtare

Por çfarë ndodhi në 2 mars të vitit 576? Presidenti ka zgjedhur të përdor simbolikën e 2 marsit 1444, dita e Besëlidhjes shqiptare të Lezhës. Simbolika e kësaj date, ishte guri i parë i themelit i bashkimit të Princërve Shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit kundër pushtuesve Osman. 

Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Organizatorë të kuvendit ishin prijësi i Principatës së Kastriotëve Gjergj Kastrioti. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë principatave të vendeve të Ballkanit e më gjerë të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit

Në 2 marsin 1444, Skënderbeu bashkoi shqiptarët ndaj pushtuesit Osman, pra të huajve që cenuan sovranitetin e truallit arbëror. Nën këtë simbolikë, edhe Presidenti Ilir Meta, duke përdorur fjalët si “mafia ndërkombëtare ka dhunuar sovranitetin kombëtar”, duket se bën thirrje për një “besëlidhje të dytë në 2 mars”, që sipas tij do të jetë “hapi i parë i shpartallimit të grushtit të shtetit”.

EMISIONET