Në ditën e beslidhjes së Lezhës, Presidenti Ilir Meta, kërkon edhe një beslidhje tjetër, atë për mbrojtjn e Kushtetutës. Të hënën në orën 17:00. Kreu i shtetit do të jetë në shesh për rreth dy orë,  me qytetartë, kundër asaj që e cuan “puç kushtetues”, ku përfshihet sipas tij Parlmenti, qeveria dhe organe të drejtësisë, siç është KED.  

Të hënën në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta,  ka thirrur  qytetarët të manifestojnë kundër asaj që ai e quan puç kushtetues.

Manifestimi pritet të zgjas rreth dy orë, ndërsa mësohet se qytetarët në fillim do të grumbullohen në bulevard para institucionit të presidencës e më pas do të marshohet drejt kryemisnitrisë.

Përveç takimeve dhe bisedave me qytetarët, kreu i shtetit pritet që të ketë edhe një fjalim ku do t’i drejtohet shqipatrëve. 

Gjithashtu mes manifestuesve, Presidenti Meta ka njoftuar se do të firmosë dhe atë që e quan dekreti i parë kundër puçit.

Presidenca nuk ka njoftuar se çfarë përmban ky dekret, por pritet që të jetë pikërisht refuzimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca ka njoftuar dhe ka kërkuar nga policia e shtetit të marrë masa për mbarëvajtjen e manifestimit burime pranë policë bënë me dije se nuk do të ketë masa shtesë edhe për faktin se nuk ka informacione për trazira po incidente.

Kreu i shtetit ka ftuar në manifestim gjith shqipatrët, ndërsa do të mbajnë në duar lule mimoze dhe flamuj kombëtarë.

Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i shtetit ka publikuar në rrjtet sociale mesazhe të qytetarëve të thjeshtë por dhe sportistë apo artistë që do t’i bashkohen manifestimit.    

/Ora News.tv/