Tubimi i 2 marsit, Bushati: Metës nuk po i rri mirë “kostumi” i Presidentit

Tubimi i 2 marsit, Bushati: Metës nuk po i rri mirë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati u shpreh në studion e lajmeve të RTV ORA se Presidenti Meta ka zgjedhur të merret me politikë. Duke komentuar tubimin e 2 marsit, Bushati tha se Meta këtë duhet ta bënte kur të ishte kryetar i një partie. Megjithatë, ai u shpreh se Presidentit nuk po i rri mirë kostumi presidencial.

Ervin Bushati: Presidenti duhet të ishte i gjithë shqiptarëve. Do të kishte mundësinë të ishte dhe Presidenti im nëse do fliste për rindërtimin, për integrimin evropian apo për reformën në drejtësi. Presidenti ka kaluar në një fazë politike të jetës së tij. Po merret me politikë, nuk po bën atë punë që është mandatar. 

Nëse mendonte se formati i Presidentit nuk është i përshtatshëm mund të mos e kishte pranuar postin. Do ishte më e ndershme në momentin kur dilte në pension të krijonte një parti politike dhe të thotë; unë nesër do të kandidoj si kryetar i PS apo LSI, dhe do të ndryshojë mënyrën se si funksionon presidenca në Shqipëri, do ta kthejë nga republikë parlamentare në republikë presidenciale. 

Të dilte para shqiptarëve dhe  ta provonte. Ndërkohë mund të priste Gjykatën Kushtetuese, por ai ka marrë një rol politikë. Nuk po i rri mirë kostumi presidencial. Ne kemi hapur një proces hetimor për presidentin. Presidenti nuk ka qenë serioz dhe nuk duhet marrë seriozisht. 

EMISIONET