Tubim tjetër nga Presidenti? Kaso: Shqiptarët do ti përgjigjen sërish, Kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku

Tubim tjetër nga Presidenti? Kaso: Shqiptarët do ti përgjigjen

Tubimi i 2 marsit nga Presidenti Ilir Meta me shumë gjasë do të pasohet nga të tjera protesta.

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ndan bindjen se shqiptarët do të vazhdojnë ti përgjigjen edhe në vijim si Presidentit apo opozitës.

Kaso: Shqiptarët sa herë që do ti thërrasë Presidenti, opozita e bashkuar, cilido autoritet tjetër moral i cili kauzën e vet e bazon mbi shqetësimet e vërteta të gjithë shqiptarëve besoj se shqiptarët siç janë përgjigjur dje do të vazhdojnë të përgjigjen dhe në vijim.

I ftuar në Rtv Ora Kaso thotë se Kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku.

Kaso: Kushtetuta e vërtetë është dhunuar dhe është në grahmat e saj të fundit. Kushtetës tashmë i ka mbetur vetëm kapaku sepse nuk ka mbetur kontroll dhe balancë që kjo Kushtetutë në letër parashikon që të jetë efektive. Kjo ka qenë arsyeja madhore që i ka bërë shqiptarët bashkë të dalin dhe është sinjal i mirë për demokracinë.

I pyetur sesa e mundur është shpërndarja e parlamentit nga Presidenti pas 15 marsit, ai ka këtë përgjigje.

Kaso: Kushtetuta parasheh Presidentin si institucionin e vetëm që mund të shpërndajë Kuvendin, është e vërtetë që e parasheh në kushte dhe rrethana të caktuara por nuk do të thotë se për anologji dhe mbrojtjen e vlerave  dhe parimeve Presidenti nuk mund të veprojë dhe në një situatë të pa parashikuar formalisht nga Kushtetuta. Ka mjaft material për konstitucionalistët dhe këshilltarët ligjorë të Presidentit për të marrë një vendim të duhur në përputhje me Kushtetutën dhe ato detyrime dhe përgjegjësi që Presidenti është betuar mbi atë Kushtetutë.

Sa i takon tërheqjes së demokratëve nga kërkesa e tyre për financim të partive politike 100% nga buxheti i shtetit duket se një dorë të fortë kanë dhënë dhe aleatët.

Kaso: Ndryshimi i financimit në mënyrë të menjëhershme brenda një periudhe kohore kaq të shkurtër mund të krijonte një çoroditje jo vetëm të financave të partive politike dhe donatorëve ose të tjerëve që ishin mësuar me sistemin e vjetër të financimit por mbi të gjitha të institucioneve që supervizojnë pjesën e finacimit si KQZ, Drejtoria e Prandalimit të Pastrimit të Parave etj. Me legjislacionin aktual partitë politike në periudhë zgjedhore mund të mbledhin nga fondet private dhe ti përdorin në funksion të fushatës së tyre një masë që është 10 herë më e madhe se ajo që përfitojnë nga buxheti i shtetit. Reduktimi që kemi propozuar, që 66% të jenë nga buxheti i shtetit dhe 33% nga burimet private.



EMISIONET