Tsipras zbret në terren dhe shikon tmerrin që shkaktoi zjarri në Athinë

Tsipras zbret në terren dhe shikon tmerrin që shkaktoi zjarri në

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipraska vizituar këtë të hënë zonat e prekura nga zjarri vdekjeprurës në periferi të Athinës.

Vizita e Tsipras nuk ishte njoftuar, ndërsa ai u pa në zonë duke folur me inxhinierë, por edhe punonjës të kërkim shpëtimit.

Në një postim në twitter, Tsipras shpreh hidhërimin e tij nga kjo tragjedi që preku vendin.

"Sot kam vizituar vendin e tragjedisë. Kam biseduar me civilët, inxhinierët, ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët. Hidhërim i pabesueshëm, por respekt i pafund për ata që luftuan me flakët dhe tani po luftojnë për rehabilitin e zonës", shkruan Tsipras.

Deri tani numri i viktimave nga zjarri në Athinë është 91, ndërsa autoritetet kanë shpallur zyrtarisht të zhdukur 25 persona.




EMISIONET