Trump vijon kritikat ndaj Kinës: Mund ta kishte parandaluar përhapjen e Covid-19 që në fillim

Trump vijon kritikat ndaj Kinës: Mund ta kishte parandaluar përhapjen

Presidenti amerikan Donald Trump vijon kritikat e tij ndaj Kinës në lidhje me situatën e Covid-19.

Gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme më 28 prill, Trump tha se është i pakënaqur me Kinën, dhe përhapja e virusit mund të ndalej që në fillim.

''Ne jemi të pakënaqur me Kinën, ne jemi të pakënaqur me këtë situatë. Ne besojmë se virusi mund të ishte ndaluar që në fillim, mund të ishte ndaluar shumë shpejt dhe nuk do të përhapej në të gjithë botën.Ne mendojmë se kjo mund të ishte e mundur dhe jemi duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me këtë çështje'', tha Trump.

Kina është akuzuar nga liderë të shumtë botërorë për mënyrën e menaxhimit të situatës së Covid-19 dhe për raportimin jo real të numrit të të infektuarve dhe viktimave në vend.


EMISIONET