Trump: Nuk u paralajmëruam në kohë për rrezikun e Covid-19

Trump: Nuk u paralajmëruam në kohë për rrezikun e Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë konferencës së sotme për shtyp se liderët botërorë nuk ishin paralajmëruar në mënyrë adekuate për ashpërsinë e koronavirusit.

Trump tha se ishte "zemëruar" sepse ai dhe udhëheqësit e tjerë të G7 nuk ishin informuar.

Të gjithë ata dhe vendet e tyre janë shkatërruar nga kjo. Ekonomitë e tyre janë shkatërruar nga kjo." Dhe unë u zemërova sepse duhet të na ishte thënë. Duhej të na ishte thënë shumë më shpejt. Njerëzit e dinin se po ndodhte dhe njerëzit nuk donin të flisnin për të", vazhdoi Trump.

Pa përmendur Kinën me emër, ku u raportuan rastet e para të koronavirusit, Trump shtoi, "Unë nuk po them asgjë. Po them që njerëzit duhet të na kishin thënë për këtë. Ata duhet ta kishin thënë edhe për pjesën tjetër të botës. "

Deri më tani janë shënuar mbi 144 mijë viktima dhe 2,1 milion të infektuar nga Covid-19 në të gjithë botën.

EMISIONET