Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar të imponojë tarifa për një shtesë prej 200 miliardë dollarë për mallrat kineze .

Z. Trump tha se tarifat prej 10% do të hynë në fuqi nëse Kina "refuzon të ndryshojë praktikat e saj".

Ky veprim do të ishte një përshkallëzim i madh i mosmarrëveshjes, që kërcënon të fusë SHBA dhe Kinën në një luftë tregtare.

Kina u përgjigj duke akuzuar SHBA-të për "shantazh" dhe duke thënë se do të përputhej me çdo tarifë tjetër.

Z. Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një zhbalancim tregtar me SHBA-të prej vitesh.

Javën e kaluar, ai njoftoi se SHBA do të ngarkonte 25% tarifat në 50 miliardë dollarë vlerë të mallrave kineze.

Pekini u përgjigj duke thënë se do të godiste 659 prodhime amerikane me vlerë 50 miliardë dollarë - përfshirë produktet bujqësore, makinat dhe produktet detare - me një taksë të ngjashme.

Z. Trump tha në një deklaratë të hënën në mbrëmje se duke u hakmarrë, Kina po "kërcënonte kompanitë e Shteteve të Bashkuara, punëtorët dhe fermerët të cilët nuk kanë bërë asgjë të keqe".

Tregjet aziatike u dobësuan të martën në përgjigje të lajmeve të fundit. Tregjet e aksioneve tashmë kishin rënë të hënën mes frikës së një përkeqësimi të mëtejshëm në marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë

Në deklaratën e tij, presidenti amerikan tha se i kishte kërkuar këshilltarëve të tij të tregtisë të identifikonin produkte shtesë kineze për të imponuar tarifa të reja.

/Ora News.tv/