Trump dekreton ligjin për të Drejtat e Njeriut, i vendos saksione zyrtarëve kinez

Trump dekreton ligjin për të Drejtat e Njeriut, i vendos saksione

Uashingtoni ka mbështetur institucionalisht ligjet në favor të protestave disamujore për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Hong-Kong.

Dokumentet e firmosura të mërkurën nga presidenti, Donald Trump parashohin sanksione për zyrtarët kinezë që abuzojnë me liritë e banorëve të qytetit gjysmautonom kinez dhe rishikim të statusit preferencial për raportet tregtare me Hong-Kongun.

"I firmosa këto ligje nga respekti për presidentin Shi Xhinping, për Kinën dhe popullin e Hong-Kongut. Shpresoj që dallimet do i zgjidhin bashkë miqësisht në interes të paqes dhe prosperitetit afatgjatë," njoftoi Trump me një deklaratë për shtyp.

Kina shprehu indinjatën duke e konsideruar aktin amerikan ndërhyrje në Punët e Brendshme të vendit dhe thirri ambasadorin amerikan për t'i dorëzuar letrën e protestës diplomatike.

"Kina do i kundërpërgjigjet me vendosmëri veprimeve të gabuara të palës amerikane, e cila do të mbajë përgjegjësi të plotë për pasojat," deklaroi  Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.

Edhe qeveria e Hong-Kongut tha se nisma e SHBA-së dërgon sinjalin e gabuar nuk e zgjidh situatën, ndërsa aktivistët hongkongezë shprehën vlerësim.

Sipas ekspertëve, zhvillimet e fundit mund të rrezikojnë arritjen e marrëveshjes tregtare që dy superekonomitë po negociojnë prej muajsh.

EMISIONET