Trump: BREXIT edhe pa marrëveshje

Trump: BREXIT edhe pa marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka sugjeruar Britanisë së Madhe që të ndahet pa marrëveshje me Brukselin nëse nuk i plotësohen kërkesat.

Në një intervistë me gazetën londineze "Sandei Tajms", Trump kritikoi negociatat e qeverisë së Tereza Mejit.

Ai tha se vendi mund të sigurojë kompromisin e munguar nëse bisedimet i besohen udhëheqësit të partisë pro-daljes nga BE-ja, Najxhwl Faraxh.

Trump gjithashtu komentoi faturën e divorcit me BE-në në vlerën 50 miliardë dollarë, duke e vlerësuar të papranueshme, ndërsa u shpreh optimist se pas Brexit, Anglia dhe SHBA-ja mund të arrijnë marrëveshje tregtare brenda disa muajve.

Sikurse një ditë më parë, shefi i zyrës ovale bëri të njohur simpatinë e tij për kandidatët për kryeministër të Britanisë së Madhe, duke veçuar ish-kryediplomatin kontrovers Boris Xhonson si një figurë të shkëlqyer për postin e ekzekutivit.

Deklaratat e tij vijnë një ditë përpara nisjes së vizitës shtetërore në vend.

Qëndrimi i tij treditor është paralajmëruar se do të shoqërohet me protesta, madje kritikat ndaj tij nuk janë kursyer as nga vetë kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kan, i cili në fundjavë e krahasoi shefin e Shtëpisë së Bardhë me liderët fashistë të shekullit të 20-të dhe e cilësoi një kërcënim për botën.

Të hënën, presidenti amerikan do të takojë privatisht mbretëreshën Elizabeta e Dytë, ndërsa në datën 6 qershor pritet të marrë pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të nisjes së sulmeve të forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore.

EMISIONET