Tronditet Ronaldo, humb gjyqin me "Der Spiegel"

Tronditet Ronaldo, humb gjyqin me "Der Spiegel"

Jemi mësuar që ta shikojmë shpesh në majën e futbollit Europian, por këtë herë Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm mjaft të hidhur. Sipas mediave sportive "Der Spiegel" ka fituar betejën ligjore me luzitanin, të cilin e akuzonte për evazion fiskal. Duke iu referuar këtyre burimeve, gazeta gjermane ka fituar gjyqin që zgjati më shumë se dy vjet.

Gjykata administrative ka vendosur që të lirojë gazetën nga akuzat. Cristiano Ronaldo kishte kërkuar ndihmën e një gjykate të Hamburgut për të ndaluar publikimin e fakteve nga "Der Spiegel", e cila në të kundër rrezikonte gjobitjen me 250.000 euro.

Ronaldo u akuzua për evazion fiskal në korrik 2017 lidhur me të ardhurat e fituara në mes të vitit 2011 dhe 2014, duke u dënuar me dy vite burg. Ky dënim u shlye me gjobë nga Ronaldo, i cili pagoi 16.8 milionë euro pas marrëveshjes me autoritetet, dy milionë më pak se shuma që ishte kërkuar.



EMISIONET