Tronditet Napoli, Hysaj humb takimin e rëndësishëm

Tronditet Napoli, Hysaj humb takimin e rëndësishëm

Fitorja me "poker" golash ndaj Romës nuk ka kaluar pa probleme për Napolin.

Dy prej futbollistët, të cilët e nisën titullar ndaj verdhekuqve kanë "pushtuar" shtretërit e infermierisë së klubit jugor.

Elseid Hysaj dhe Dries Mertens pësuan dëmtime të rënda, duke u larguar nga fusha e "Olimpicos" para shokëve të skuadrës. Ende nuk dihet se sa do të zgjas kjo mungesë e tyre. Por sipas mediave italiane, kapiteni i kombëtares shqiptare dhe ylli belg do t'i nënshtrohen një terapie intensive për tu rikthyer sa më shpejt në formë.

Gjithsesi, sipas të gjitha gjasave, dyshja do të humbasë takimin e kësaj të mërkure ndaj Empolit.

EMISIONET