Tronditet Juventusi, ylli i skuadrës mbyll sezonin pas dëmtimit në gju

Tronditet Juventusi, ylli i skuadrës mbyll sezonin pas dëmtimit

Merih Demiral ishte duke zhvilluar një ndeshje perfekte kundër Romës ku zhbllokoi sfidën dhe kreu disa ndërhyrje fantastike. 

Në minutën e 20 mbrojtësi i Juventusi pësoi një dëmtim në gjurin e majtë duke lënë fushën e blertë. Pas ekzaminimeve të kryera, klubi bardhezi ka dalë në një komunikatë zyrtare, ku thuhet se lojtari do i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të majtë. Demiral ka pësuar një thyerje, dhe për këtë arsye ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

Për Demiral ka pasur shumë oferta nga disa klube prestigjoze por drejtuesit e Juventusit nuk dëshirojnë ta humbasin talentin e tyre. Si pasojë e kësaj mbrojtësi turk pritet të mungojë rreth 6 muaj, duke e mbyllur kështu sezonin me Juventusin dhe duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen në "Euro 2020" me Turqinë.

EMISIONET