Milan Skriniar prej 2 vitesh është duke zhvilluar paraqitje pozitive me fanellën e Interit. Qendërmbrojtësi kërkohet nga disa nga skuadrat prestigjoze në Europë.

Mediat spanjolle raportojnë se Barçelona dhe Real Madridi janë duke rivalizuar për talentin sllovak.

Megjithatë, Mithat Halis – i cili punon për Star&Friend, agjencinë e cila përfaqëson Skriniarin, beson se Reali është shumë pranë klientit të tij. “Skriniar vlen 100 milionë euro. Për momentin, Real Madridi është më afër arritjes së marrëveshjes me zikaltrit sepse ka nevojë për të më shumë se Barcelona", tha Nalis për gazetës AS.

/Ora News.tv/